Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilin ka tentuar të gjejë kundërthënie në parullën e protestës së gazetarëve, e cila ishte, në fakt, është parullë e gazetës së njohur amerikane Washington Post. Pra z. Qoku del të jetë më i mençur se mendjet e ndritura të Washington Postit (zor e besueshme).
Qoku ka shkruar se kundërthënia e parë është se protesta po realizohet në mes të ditës në rrugë dhe se protesta po organizohet me anë të lejës nga qeveria më demokratike e rajonit. Leja është marrë nga Policia e Kosovës e jo nga Qeveria Kurti, partia e të cilit dikur nuk merrte leje as nga policia.
Gola i VV-së shpërndan një postim skandaloz ku u kërkohet gazetarëve të Klan Kosovës ta lënë punën
Qoku e ka shkruar edhe një tjetër “kundërthënie” që në fakt është kundërthënie e vetë z. Qokut. Përderisa Qoku shkruan se Kurti ka pothuajse të gjithë medien kundër, ndonëse Qeveria Kurti gëzon mbështetjen popullore mbi 60 për qind.
Është lehtësisht e rrokshme kundërthënia e Qokut: si është e mundur të jetë demokratike një qeveri që vendos arbitrarisht, pa asnjë arsyetim ligjor, të pezullojë