Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka publikuar barometrin për vitin 2023 për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga këto të dhëna del që Kosova është vendi më përqindjen me të lartë në Ballkanin Perëndimor që dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre më 57 për qind. Në anë tjetër për pushtetarët, ikja e qytetarëve është diçka “normale”. Ku qëndrojnë shtetet tjera? Ndërkohë, edhe më interesant është besimi në Qeverinë Kurti.
Për herë të nëntë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, ka publikuar gjetjet kryesore të sondazhit për vendet e Ballkanit Përndimor.
Sipas këtij sondazhdi, 44 për qind e qytetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor mendojnë të jetojnë jashtë vendit apo 5 për qind më shumë se në 2022. Ndërsa, 71 për qind e të rinjve në këto vende mendojnë të largohen nga vendi i tyre.
Cilat janë të dhënat për Kosovën?
Në matjen e opinionin publik në vendet e Ballkanit Përndimor nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, vihet në pah që Kosova është kampion në dëshirën e njerzëve për të ikur nga vendi.
Në pyetje se a do ta shqyrtonin të jetoni dhe të jetoni jashtë vendit? – 57 për qind e kosovarë janë përgjigju me “PO”, ndërsa 38 për qind kanë thënë jo teksa 5 për qind kanë refuzuar.
Një përqindje e lartë e dëshirës për t’u larguar është vrejtur edhe në vitin 2022.
Edhe në gjetjet e vitit 2022 të RCC-së, 59 për qind e kosovarëve janë përgjigjur me “PO”, pra së dëshirojnë të largohen për të punuar e jetuar jashtë vendit.
Ndërkaq, në vitin 2021, Kosova nuk ishte kampione. Në këtë viti, 32 për qind e qytetarëve ishin përgjigjur me PO në këtë pyetje, 55 për qind “JO” dhe 14 për qind kishin refuzuar të përgjigjen.
Përqindja ishte më e ulët gjatë në 2020 e 2019.
Shtetet tjera
Ndërkaq sipas gjetjeve për vitin 2023, në Shqipëri 49 për qind janë përgjigjur me po në pyetjen se a do ta shqyrtonin të jetoni dhe të jetoni jashtë vendit.
Në Serbi 41 për qind, në Mal të Zi me 45 për qind, në Bosnje dhe Hercegovinë me 38 për qind dhe në Maqedoninë Veriore me 35 për qind.
Ndërsa në vitin 2022, Shqipëria me 42 për qind, Serbia me 34 për qind, Mali i Zi me 27 për qind, Bosnje dhe Hercegovina me 39 për qind dhe Maqedonia Veriore me 30 për qind.
Gjetjet tjera
Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, ka prezantuar disa nga gjetjet tjera për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Barometri Ballkanik zbulon 3 tendencat kryesore të opinionit publik në Ballkanin Perëndimor. Së pari, lajmi i mirë, 76% e njerëzve besojnë se bashkëpunimi rajonal është i mirë për zhvillimin e ekonomive të tyre. Për më tepër, 69% janë dakord se ajo që i bashkon qytetarët e Ballkanit Perëndimor është më e rëndësishme se ajo që i ndan ata. Lajmi i dytë, mbështetja për integrimin në BE: rezulton 59% ose 3% më pak se në 2021. Dhe i treti është shqetësimi mbi shpopullimin, pasi 44% mendojnë të jetojnë jashtë vendit, 5% më shumë se në 2022. Është gjithashtu jashtëzakonisht shqetësuese se 71% e të rinjve po mendojnë të largohen nga vendi i tyre.” – ka thënë Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.
Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit ikjet nga Kosova, janë të larta.
Sipas Agjencisë së Statistikave (ASK), në vitin 2021, mbi 42 mijë persona e kanë lëshuar Kosovën, duke kërkuar një jetë më të mirë në mërgim.