Dua Lipa tregon se vuan nga kjo “sindromë”

Një javë më parë Dua Lipa mbylli turneun e saj “Future Nostalgia” në Tiranë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.

Së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare ka rrëfyer gjatë një intervistë për “The Sun” se vuan nga “sindroma e mashtrimit”.

LEXO EDHE KETE

Enca poston video e zhveshur nga dhoma e një hoteli: Se si përfundova këtu…

27-vjeçarja zbuloi gjithashtu se preferon të bëjë një pushim të shkurtër nga rrjetet sociale sa herë që është duke punuar për një këngë.

Dua mendon se thyerjet e zemrës pas një ndarjeje mund ta ndihmojnë shumë atë në shkrimin e këngëve. Ajo gjithashtu tregoi se frymëzohet nga artistë që vuajnë nga mosbesimi.

Artistja foli për shkrimet e këngëve dhe sesi sindroma e saj e ndihmon në këtë proces.

“Shumë herë frymëzohem kaq shumë nga artistë që kanë shumë mosbesim ose errësirë. Unë them, ‘O Zot, a duhet të ndjej kaq shumë dhimbje që të jem e mirë në atë që bëj? ‘ Kjo është ajo që ndonjëherë mendoj, ndonjëherë ‘sindroma e mashtrimit’ mund të më bëjë më të mirën. Sidomos kur shkruaj“, tha Dua për ‘The Sun’.

Këngëtarja shtoi se i pëlqen të mbyllë rrjetet sociale kur është duke punuar për një këngë.

“Ndërsa jeni duke e krijuar, argëtohuni me të. Ajo bëhet e frikshme vetëm kur është koha për t’u publikuar dhe ju pyesni veten: ‘Oh, a do ta duan njerëzit?’ Kështu ndihem unë për muzikën time”.

Dua, e cila së fundi bëri debutimin e saj si aktore në filmin “Argylle” me Henry Cavill, Sam Rockëell, Bryan Cranston dhe Samuel L Jackson, foli për frikën e saj më të madhe: “Frika ime më e madhe do të ishte duke marrë një rol vërtet të madh dhe tani duhet të jem aktore dhe të ndjej të gjitha këto emocione në kamera”./Botapress.info/

ngjashme