Dorëhiqet edhe një ushtar: Me zemër të thyer nuk jam më pjesë e FSK-së

Vetëm sot, dy pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhanë dorëheqje. Përpos Kumanovë Shalës edhe i riu Erion Gucati i dha lamtumirën ushtrisë sot.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Gucati ka shkruar se është mirënjohës dhe falënderues për vendin ku shërbeu.Këtë dorëheqje i riu e përjetoi “me zemër të thyer” pasi nga FSK siq thotë ai mësoi shumë.

“Nga sot me zemër te thyer nuk do te jem pjesë e saj gjë qe e cila na mësoj dhe na mundësoj shume gjera të mira, na udhëzoj ne shumë gjera qe ne te arrijmë ktu ku jemi sot”, ka shkruar ai në facebook.

I njëjti nuk ka dhënë detaje në lidhje me arsyen e largimit të tij nga FSK.

Postimi i plotë:

Te nderuar miq , familjar dhe koleg edhe une sot si shum pjestar te Forces se Sigurise se Kosoves dhash dorheqjen nga ky institucion. Duke qene mirnjohes dhe falenderues per vendin tim ndaj te cilit sherbeva plot 3 vjet me nder dhe dinjitet te larte. Shpresoj qe qdo gje e mir ta percjell kete institucion dhe pjestaret te cilet e perfaqsojn si mbrenda ashtu edhe jasht saj.

Nga sot me zemer te thyer nuk do te jem pjes e saj gje qe e cila na mesoj dhe na mundesoj shum gjera te mira, na udhzoj ne shum gjera qe ne te arrijm ktu ku jemi sot.

Falenderoj familjar , shok dhe zinxhirin komandues te cilet dhan mundin e tyre maksimal ne pune dhe ne perkrahje te ndryshme qe me jan mundesuar gjate ketyre 3 vjetve.

Falenderoj deshmor , veteran , invalid te luftes dhe shum persona tjere qe kontribuan per vendin ton qe ne te kemi nje te ardhme te lire dhe te mire e ne rend te saj te kemi edhe ushtrine tone.

Lavdi gjith deshmorve qe sakrifikuan jeten e tyre per nje Kosove demokratike dhe te pavarur. /Botapress.info/

ngjashme