Dogana e Kosovës, gjatë një operacioni në Ferizaj ku ka inspektuar dhe kontrolluar 6 subjekte të ndryshme, ka konfiskuar 39 telefon celularë, duke përfshirë modele të njohura të markave Samsung dhe Iphone.
Ndërsa në pikë kalimin kufitar të Merdares gjatë kontrolleve nga ana e njësisë K9 të Doganës së Kosovës tek një shtetas i Serbisë janë gjetur armë të ftohta, ( thika 3 copë) të fshehura brenda makinës së tij, të cilat janë konfiskuar, derisa rasti është përcjell tek Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë i Doganës
Ferizaj 27 shtator 2023 Sot njësit e Doganës kanë organizuar një operacion të suksesshëm në qytetin e Ferizajt si kanë arritur të parandalojnë futjen e armëve të ftohta përmes pikë-kalimit kufitar të Merdares.