Ditën e premtë po parashihet stabilizim i kushteve atmosferike. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave e luginave të lumenjve shfaqen kushte për mjegull, e gjatë ditës do të ketë më shumë intervale me diell. Pasdite zonave malore, nuk duhet përjashtuar mundësia që me zhvillime të vranësirave lokale, të shfaqen riga lokale shiu. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 27C e 29C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja, 5-9m/s.
Mot shumë i ngrohtë dhe i nxehtë po parashihet ditëve të fundjavës, me maksimale prej 29C e 30C.
Të shtunën do të mbetet kryesisht me diell. Ditën e diel pasdite shtohen vransira, e më vonë gjatë natës në kalimin mëngjesin e së hënës, paraqiten kushte për të reshura shiu. Ditën e hënë pasdite më pas sërish priten intervale me diell, mirëpo temperaturat pësojnë rënie deri në 23C e 25C.
Kryesisht me diell parashihet nga dita e martë. Minimalet pritet të zbresin deri në 10C, mëngjesin e së martës. Erërat frynë nga jugu e jugperëndimi gjatë fundjave 3-10m/s. Nga dita e hënë ndryshojnë drejtimin në veriore e verilindore, njofton Mendimi për Motin.
Të tjera
Aktuale
Shqipëria e “dridh” Serbinë, Manaj shënon gol
5’ Ka përfunduar pjesa e parë
Aktuale
Kurti futet në afatin kushtetues prej 15 ditësh pa asnjë koalicion – A do të arrijë t’i bëjë 61 për Qeverinë e re?
Pas konstatimit të djeshëm se seanca
Aktuale
Shtatë shtetas të Shqipërisë arrestohen në një shtëpi në Podujevë
Pesë gra dhe dy burra janë