Objekti i shkollës fillore të mesme të ulët ‘Aziz Tolaj’ në Prizren, mëngjesin e sotëm ka qenë cak i keqbërësve. Persona të panjohur kanë hyrë me forcë aty dhe kanë dëmtuar çka iu doli përpara.
Gzeta mëson se rasti është denoncuar nga drejtoria e shkollës, që kanë njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë depërtuar brenda hapësirave të shkollës, ku kanë dëmtuar pajisjet sportive dhe orendi të tjera, vlera e të cilave ende nuk dihet.
Posa Policia e ka marrë informacionin, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme për hetimin e rastit.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Asgjësim, apo dëmtim i pasurisë së huaj”./Botapress.info/