Mbrëmjen e sotme është dëgjuar një shpërthim në Mitrovicë të Veriut, raporton Indeksonline.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani njofton se një shok-bombë ka shpërthyer në rrugë.
Ai njofton se nuk ka të lënduar e as dëme materiale.