Kryebashkiaku i Kolonjës dhe kandidati i PS, Erion Isai, për një tjetër mandat në këtë bashki, Erion Isai është sulmuar fizikisht në mesnatë, pak orë para hapjes së qendrave të votimit.
Përmes një reagimi zyrtar, policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Qinam.
Zgjedhjet lokale në Shqipëri, KQZ jep të dhënat për orën e parë të votimeve
“Një simpatizant i koalicionit opozitar duke drejtuar automjetin tip “Ford”, i ka prerë rrugën automjetit me të cilin po udhëtonte kryetari i bashkisë Kolonjë, dhe më pas kanë debatuar me fjalë me njëri-tjetrin. Në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër i cili e ka goditur me grusht në fytyrë, kryetarin e bashkisë Kolonjë.”
Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i Bashkisë Kolonjë ka denoncuar rastin në komisariatin e policisë.
Sipas shtabit të kandidatit të opozitës këta të fundit kishin marrë një informacion që në fshatin Qafëzez, Isai me stafin po kryenin fushatë dhe se po shpërndanin para.
Autori është arrestuar ndërsa personi që i ka prerë rrugën po hetohet në gjendje të lirë./Botapress.info/