​Zgjedhjet lokale në Shqipëri, KQZ jep të dhënat për orën e parë të votimeve

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore deri në orën 08:00. Pas raportimit të 2468 qendrave votimi nga 5211 gjithsej, pjesëmarrja është mbi 23 mijë, ose 1,29%. Ndërkohë, në Tiranë, pjesëmarrja deri në orën 08:00 është 1,54%./Botapress.info/