Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Pejë, ku një djalë dyshohet se ka vrarë nënën e tij, mëson Gazeta.
Sipas burimeve nga Prokuroria, mësohet se djali ka privuar nga jeta nënën e tij në lagjen Kapeshnicë të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Gazeta raportoi pak më parë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në ;lagjen Kapeshnicë në Pejë ku dysohet se djali privoi nga jeta nënën e tij, duke i këputur kokën me thikë e pastaj edhe duke ia pirë gjakun e saj.
Siç mëson gazeta , i dyshuari ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij oër vizitë ku pas disa ditësh pritej të kthehej në Gjermani.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.
Mes tjera, Rugova bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia./Botapress.info/