Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka thënë se në qeverisjet e kaluara, qytetarët kishin më pak durim për të pritur për viza.
Në debatin për shtrenjtimin e rrymës, Shkreta iu përgjigj në këtë mënyrë akuzave të opozitës se qytetarët po duan ta lënë vendin.
“U diskutua këtu se si qytetarët po aplikojnë për viza, në dy muajt e fundit që shifra ka arrit në 100 mijë. Po. Është shqetësim i të gjithëve, po dikur, në qeverisjet e juaj të përbashkët, ata nuk e kishin as durimin me pritë për viza. Hipshin në autobusa dhe në mënyrë ilegale, nga Hungaria, kalojshin për të gjete një shpresë diku tjetër”, tha Shkreta.
Ai e cilësoi akuzën pë ikjen e qytetarëve nga vendi si përpjekje për manipulimin e masës.