Është mbajtur takimi i radhës në selinë e NATO-s , në nivel të Ministrave të Mbrojtjës lidhur me mbrojtjen e Ukrainës .
Ky delagacion i Kosovës është kryesuar nga i FSK-së, Gjeneralmajor Enver Cikaqi, i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjës, Kol.Hasan Hoxha, si dhe Ambasadori Astrit Zemaj.
Këto të dhëna i ka bërë publike përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO, Astrit Zemaj në rrjetin social Facebook, transmeton Botapress.info
Ky është postimi i plotë:
Sot në selinë e NATO-s, në nivel të Ministrave të Mbrojtjës është mbajtur takimi i radhës i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) të organizuar dhe kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇲, z. Lloyd J. Austin III.
Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga zv.Komandanti i FSK-së, Gjeneralmajor Enver Cikaqi, i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjës, Kol.Hasan Hoxha, si dhe Ambasadori Astrit Zemaj, Përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO, morën pjesë në takimin e sotëm, për të shprehur edhe njehërë mbështetjen konkrete të vendit tonë për Ukrainën dhe për të dëshmuar se Republika e Kosovës e rreshtuar së bashku me aleatët është partnere e fuqishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në rajon por edhe në botë.
Në takimin e sotëm të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, përpos delegacioneve nga përmbi 50 vende, si dhe drejtueseve dhe strukturave të larta të NATO-s,,morri pjesë edhe delegacioni nga Ukraina, i kryesuar nga Ministri i Mbrojtjës Oleksii Reznikov.
#StrongerTogether 🇽🇰 #NATO
🇺🇲🤝🇺🇦🤝🇽🇰