Deklarata ‘bombë’ e analistit të njohur: Kush është politikani që do të fundoset nga SHBA

Analisti Arben Meçe paralajmëron se presidenti Ilir Meta është politikani i radhës që do të shpallet ‘Non Grata’ pas Sali Berishës.

Sipas tij, fakti kryesor që e nxjerr zbuluar këtë gjë është bashkimi i tij me Sali Berishën, ku partitë e tjera opozitare janë distancuar.

“LSI nuk është faktor elektoral. LSI në këtë moment do të votojë për koalicionin. Çfarë do të thotë që vota që do të marrë koalicioni nuk mund të marrë as teorikisht as praktikisht ti futësh si vota të Sali Berishës. A e keni parë se ku janë partitë opozitare ku janë? Ke vetëm dy parti, Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Çfarë i bashkon këta njerëz? Është prodhuar një koalicion që në themel ka arsyen që janë bashkuar këta të dy, shpallja ‘Non Grata’.

Edhe pas 6 marsit këta bashkë do jenë për këtë arsye. Partitë e tjera opozitare as nuk pranojnë të prononcohen, janë distancuar”, tha Meçe i ftuar në një studio televizive./Botapress.info/

ngjashme