Ish-kryeministri italian Massimo D’Alema tregoi në një intervistë ekskluzive për gazetarin Thimi Samarxhiu në Euroneës Albania momentet nga vendimi i vendeve të NATO për të ndërhyrë në Serbi pas konfliktit të përgjakshëm që kishte shkaktuar mijëra viktima të pafajshme në Kosovë.
Ai u shpreh se vendimi për një operacion ushtarak, ku gjithmonë ekziston rreziku i viktimave mes civilëve ishte i vështirë, ndërsa shtoi se edhe sot është i bindur se në atë moment ishte gjëja e drejtë që duhej bërë.
Në këtë intervistë, ish-kryeministri italian ka folur me admirim për ish-presidentin Ibrahim Rugova.
“..sipas vizionit tim, personaliteti që mund të ndihmonte për një zgjidhje politike, ishte Ibrahim Rugova, prandaj ne bëmë përpjekje për lirimin e Rugovës. Dhe, për këtë ndoshta kishte ide të ndryshme mes aleatëve, por Klintoni më mbështeti, dhe ne arritëm ta lironim Rugovën, dhe ai erdhi në Itali, me familjen e tij, dhe unë mendoj se kjo ishte, se ideja ishte që të gjendej një zgjidhje dhe, edhe pse Rugova ishte një ndër personalitetet më të rëndësishme, le të themi, në luftën e popullit kosovar, ishte edhe një njeri i paqes, një njeri që mund të nxiste një proces pajtimi. Dhe, në të vërtetë, më pas Rugova fitoi zgjedhjet, domethënë, nuk ishte një zgjedhje e pabazuar kjo, por qe një zgjedhje që u duk e drejtë. Por, për fat të keq, Rugova vdiq shpejt, për shkak të sëmundjes, por në atë moment, le të themi, se bashkëbiseduesi im kryesor kosovar qe Ibrahim Rugova, që u bë edhe mysafiri im, me të cilin diskutonim për mënyrën se si duhej përmbyllur kjo ngjarje dhe si ta shpinim drejt një rezultati pozitiv. (Euronwës Albania)