Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Kramon, tha se është thellësisht e zhgënjyer dhe e shqetësuar për veprimet e autoriteteve të Kosovës, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ tek serbët dhe komunitetet tjera në Kosovë.
Von Cramon ka reaguar ndaj kritikave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ndaj të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, se ai është i njëanshëm dhe ka thënë se Bashkimi Evropian është “bosi i vetes” dhe se askush nuk duhet t’ua thotë liderëve të tij kush dhe kur mund të takohen.
“Lajçak është takuar disa herë me të gjithë pjesëmarrësit që mund të kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në përputhje me këtë është edhe përfaqësuesi i fundit i Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian nga Serbia”, ka theksuar Von Kramon në një startus në rrjetin social “X”.
Siç tha ajo, anëtarët e Konventës nuk janë “zëdhënës të Vuçiqit”, por një organizatë joqeveritare që mbështet projektet multietnike dhe punon pa u lodhur për integrimin brenda Kosovës.
Siç theksoi ajo, deklaratat e Bislimit janë jo vetëm të rreme, por edhe të rrezikshme, sepse synojnë individë dhe organizata të tyre.
“Është thelbësore të ruhet karakteri multietnik i Kosovës. Ky është thelbi që është futur në planin/Kushtetutën e Ahtisaarit, në bazë të së cilës Perëndimi e ka njohur Kosovën”, tha Von Cramon.