Brendi i inovacioneve të gjumit dhe produkteve të shtëpisë Comodita Home, feston 8 vjetorin e saj gjatë gjithë muajit Mars. Kjo ditëlindje, Comoditen e gjen të lumtur dhe në krye të listës si eksportuesi numër një i dyshekëve në Amerikë dhe Europë, ku tashmë ka prekur dhe tejkaluar edhe numrin e 8 milion njerëzve që e bëjnë gjumin rehat!
Nga data 1 deri më 31 Mars, me zbritjen e madhe deri në 70% , të gjithë do të kenë mundësinë e rimodelimit të dhomës së gjumit, ndenjës, dhomën e fëmijëve, kuzhinën dhe banjon, por në prag të pranverës mund të ndërroni edhe pamjen e kopshtit tuaj me produkte të rehatshme dhe cilësore. Nëse keni bërë plane të udhëtoni, linjen Regent të valixheve mos e harroni!
Modelet e dyshekëve në Comodita Home të krijuara dhe të testuara nga ekspertë, i gjeni në zbritje si asnjëherë më parë. Dysheku i nënshkruar nga Francesco Totti vjen me ofertën më të mirë, të bashkangjitura +100 € dhurata, ku klienti zgjedh produktet që dëshiron në Comodita Home. Dysheku ikonik Hybrid vjen me hiq më pak se 5 dhurata! Ndërsa dyshekët Memory dhe Aloe Vera, pos çmimit promocional, ju merrni edhe 3 dhurata nga kategoria e gjumit. Por jo vetëm kategoria e gjumit ofron super oferta në 8 vjetorin e Comodita Home!
Varësisht nga stili, kuzhina dhe tryeza juaj mund të pajisen me elementet që i kanë munguar deri më tani me super zbritje deri në 70% nga produktet e kësaj kategorie. Seti i tenxhereve Bio Diamond që është krijuar nga materiale ekologjike, dhe gjeni me super ofertë nga 139€ në 69€. Ndërsa seti i pjatave Silver Line bëhet i juaji me 49€. Bleni lirë dhe servoni kualitet dhe elegance nga shumëllojshmëria e produkteve!
Nga periudha e dimrit, ndryshimet pranverore edhe në kopshtin tuaj janë të mirëseardhura! Për adhuruesit e qëndrimit në verandë, në ofertë të madhe vijnë setet e tavolinave me 4 karrige duke filluar nga çmimi 119€. Plotëso hapësirat ku ju duhen, duke përfituar nga mundësia e madhe që ju ofrohet gjatë këtij muaji!
E për avanturierët që pëlqejnë udhëtimet, linja Regent vjen me oferta dhe modele nga më të ndryshmet. Super pakoja që përfshin 3 valixhe të madhësive L, M, S dhe çantën e kozmetikës e gjeni gjatë gjithë muajit për vetëm 159€. Këtë muaj, ju presin shumë aktivitete, kuize, lojëra të ndryshme e shpërblime për klientelën tonë besnike. 8 super dhurata , për 8 familje: vikend për një çift në Brezovicë dhe 7 top produkte mund t’i fitoni nga loja shpërblyese Birthday Giveaway. Në momentin që hyni në dyqanet tona, plotësoni kuponin me të dhënat personale dhe bëhuni fitues i një nga 8 shpërblimet.
Ju ftojmë të jeni pjesë e eventit të 8 vjetorit dhe përfitoni nga zbritja e madhe deri në 70% në të gjitha kategoritë e produkteve. Vizitoni dyqanet tona, bleni online nga shtëpia në webfaqen : www.comoditahome.com, në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram, apo telefononi në 0800 25000 ku përfitoni falas transportin deri në adresën tuaj.
Gjithashtu ju presin edhe shumë surpriza të bukura në emisionin e shitjes “Comodita TV Shop” në terminet e rregullta : 10:50-10:55, 12:50-12:55 dhe 13:20-13:25 në Klan Kosova. Ruani muajin për ne, për të shijuar gjithçka që është përgatitur veçanërisht për ju!