Clara Chia ka nisur bashkëjetesën me Piquen, por ky është obligimi i saj kur fëmijët e tij të shkojnë për vizitë

Me gjithë zhurmën mediatike rreth ndarjes së Gerard Pique dhe Shakiras, Clara Chia është shfaqur si një nga personazhet kryesore të historisë.

Bëhet e ditur se Clara Chia tashmë jeton me ish- lojtarin e Barcelonës në kryeqytetin katalanas.

“Ata jetojnë në apartamentin që futbollisti ka në Calle de Muntaner në Barcelonë”, raportoi El Periodico de Catalunya.

“Tashmë është e zakonshme t’i shohësh ata duke hyrë dhe dalë së bashku në garazhin e ndërtesës.”

Çifti tashmë është kapur nga kamerat duke hyrë e dalë nga parkingu i pallatit, pa u fshehur nga askush dhe asgjë.

Sipas Marca, çifti nuk ishte qëllimi për të bashkëjetuar me njëri-tjetrin kaq shpejt, pasi ata donin të prisnin që Shakira të transferohej në Miami.

Por, ata tashmë kanë nisur bashkëjetesën, edhe pse me disa kushte.

Një nga kushtet që i kanë vendosur vetes është që kur fëmijët e Pique dhe Shakira të vijnë në shtëpinë e tyre, ajo të mos jetë aty.

Për Milanin dhe Sashën, ajo akoma mendohet thjesht se është mike e babait të tyre.

 

Si i tillë, kur Pique është me fëmijët, ai ndan kohën e tij me ta dhe askush tjetër nuk i bashkohet.

Fëmijët tashmë kanë pësuar mjaft ndryshime deri më tani këtë vit dhe do të vijnë edhe më shumë, me transferimin e tyre në Miami.

Çifti i famshëm u nda në qershor 2022 pas një romance 12-vjeçare./Botapress.info/

ngjashme