Padyshim se Veterniku është një nga zonat ma të frekuentuara nga qytetarët, e gjithë kjo për shkak të rrugëve lidhëse në këtë anë por edhe për shkak të qendrave tregtare që gjenden aty.
Por pavarësisht kësaj, askush nuk iu gjeti zgjidhje qytetarëve të cilët kalojnë rrugën pikërisht në këtë anë duke mos pasur mundësi të kalojnë në zebra apo në ndonjë mbikalim.
Edhe sot situata ka qenë e njëjtë. Duhet përkujtuar që në zonën e Veternikut ka patur edhe aksident me fatalitet pikërisht në kohën kur këmbësorët po kalonin rrugën.
Destinacioni i Veternikut është mjaftë me rrezik të madh për qytetarët të cilët kalojnë në atë anë./Botapress.info/