Gazetari Berat Buzhala ka vazhduar të trajtojë aferën e grurit dhe të vajit, për të cilën ai dhe mediumi i tij Nacionale publikoi fakte e biseda që quan në arrestimin e dy zyrtarëve të MTI-së dhe hetimin nga Prokuroria Speciale të kësaj aferë, shkruan Botapress.
Në një postim të tij të fundit, Buzhala ka sjellë fakte të çmimit të negociuar nga MTI-ja me Turqinë për blerje të rezervave shtetërore dhe çmimit real me pakicë që ka ekzistuar në Kosovë me 14 mars të vitit 2022 ditën kur është nënshkruar kontrata e shitblerjes.
Sipas Buzhalës, më me 14 mars të vitit 2022 ministria ka blerë grurë prej Turqisë me cmim 546 euro për një ton, ndërkaq cmimi real i grurit më këtë datë ka qenë shumë më lirë. Ai ka ftuar prokurorët që të hetojnë këtë cmim në Doganë dhe të mullisët privat për të vërtetuar se sa ka qenë cmimi real i grurit më 14 mars të vitit 2022 kur MTI ka blerë grurë nga Turqia me cmim prej 546 eurosh për rezerva të shtetit,
Nejse, ndër të tjerash Buzhalës i vie keq për arrestimin e dy zyrtarëve të MTI, madje do t’i vie keq për arrestimin edhe të ministres Rozeta Hajdari, për arsye se sipas Buzhalës, “…pergjegjesi per kete afere eshte pak me nalt se ministerja”.
Pervec tjerash:
Kosova i ka ble rezervat shteterore te grurit me nje cmim prej 546 euro tonin. Pra, me shumice, rreth 7 mije ton, i ka ble me kete cmim. Blerja ka ndodhe ne mars te vitit 2022.
Ne Kosove, me pakice gruri ka keshtu ma lire me e ble. Sido qe te jete, per me e sqaru me mire kete gje, krejt cka i duhet prokurorise eshte me shku ne dogane, edhe me keqyr se me cfare cmimi e kane zhdoganu nje ton te grurit keto kompanite tjera qe e kane ble kete produkt per me e shite ne Kosove.
Ose, thjeshte me shku te shoqata e mullixhive edhe me i pyet “sa e keni shite nje ton grune me 14 mars te vitit 2022”.
Armend Muja mbrame ne Dukagjin e meriton noten 10 pse ka dale me u perballe me temen, ama e meriton note te dobet me argumentet e perdorura, edhe manipulimin me statistika.
Pra, pervec qe nuk ka ardhe vaji e sheqeri, pervec qe nuk ka ardhe nje sasi e grunit, krimi fshihet edhe te cmimi i blerjes se tij. Pse duhesh me e ble ne Turqi, me shumice, ma shtrenjte se sa osht kane tuj u shite ne Kosove me pakice.
Qekaq pata.
Ne anen tjeter, me duhet te them, kapak me vjen keq prej personave te arrestuar. Me vjen keq, edhe nese arrestohet ministerja Hajdari. Sigurisht qe keta jane pergjegjes ne kuptimin ligjor, sepse i jane nenshtru presionit politik, per me e shkele ligjin.
Ama pergjegjesi per kete afere eshte pak me nalt se ministerja, edhe dami real eshte bukur shume me i madh se sa qysh e ka lexu ngjarjen prokuroria.