Një burrë në Suharekë teksa kishte qenë duke ecur këmbë është alivanosur dhe nga disa kalimtarë rasti ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Gjithashtu, i njëjti me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK dhe më pas edhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Thirrja për të “ndalur marrëzinë”: A u zbyth qeveria Kurti pas thirrjeve të Clintonit?
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:17, transmeton Botapress.
“Njësitë relevante policore janë marr me rast, është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia./Botapress.info/