Burri nga Mitrovica ankohet se komshiu i bën fshehtas foto gruas dhe fëmijëve të tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një fqinj ka fotografuar sa herë kanë dalur nga shtëpia fëmijët dhe gruan e një komshiu tjetër.

Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur dje në Mitrovicë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tash e një kohë sa herë që ai del nga shtëpia e tij,  fotografohet nga fqinji i tij i cili atë veprim e bën edhe ndaj gruas dhe fëmijëve të ankuesit”, njoftoj policia.

LEXO EDHE KETE

Limaj i përlotur: Momenti më i vështirë ishte kur m’u vra ushtari 16-vjeçar

I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar telefoni dhe një bllok me shënime.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një telefon celular dhe një bllok me shënime. Me udhëzim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë./Botapress.info/

ngjashme