Bufi jep lajmin e keq për adhuruesit e shumtë të serialit “Kafeneja jonë”

“Kafeneja jonë”, padyshim se mbetet një nga serialet më të dashura për publikun tonë. Për vite me radhë, kasta e aktorëve dhuroi shumë humor e të qeshura. Dhe, jo rrallë herë ndodh që adhuruesit e këtij seriali të kërkojnë rikthimin e tij.

Lidhur me këtë, aktori Fatmir Spahiu foli në emisionin, “Kendiv”.

Ai tha se kafeneja ka përfunduar.

“Ka përfunduar, e ka pasë ciklin e vet, e ka pasë kohën e vet dhe momentin e vet. Aktorët me të cilët kemi luajtur janë si familje e imja për mua” – tha ai.

Tutje, ai theksoi se ka pasur energji shumë të mirë, që i kanë bërë të funskionojnë mirë.

“Kafenja ka përfunduar. Për me u bë prap ai grup duhet shumë punë. Kemi pasur një energji të jashtëzakonshme që na ka bërë të funksionojmë shumë mirë”, pohoi pos tjerash ai./Botapress.info/

ngjashme