Mbi Akademinë Shkencore e organizuar në Ängelholm të Suedisë nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi i XI Albani”, në të cilën u paraqitën 24 kumtesa nga anëtarë të këtij asosacioni krijues dhe mysafirë që kishin ardhur nga shteti shqiptar, ndër ta edhe Kryetari i Akademisë së Shkencave, Prof. Dr. Skendër Gjinushi, dhe vende tjera skandinave.
Padyshim se një nyje e rëndësishme jo vetëm e kësaj Akademie ishte dhe mbeti intelektuali e biznismeni në fushën e tregëtisë z. Albert Jashari, që është bërë model i mbështetjes e avansimit të kulturës shqiptare në mërgatë. Ai pra, me zemërgjerësinë, dashamirësinë dhe kapacitetin e tij intelektuar tregoi edhe njëherë çelësin e duhur për të vendosur harmonin midis asaj që quhet dashuri kombëtare dhe asaj që është bashkëkohësi në fushën e krijimtarisë letrare dhe në përgjithësi në kulturën shqiptare. Për të vajtur si është më së miri puna e këtij tubimi të rëndësishëm shkencor, ai pa hezituar ndau hiq më pak se mbi 100 mijë korona apo mbi dhjetë mijë euro.
Familja Jashari e njohur për kontributin atdhetar e humanitar Albert Jashari është emër i përveçëm dhe i njohur jo vetëm në mërgatën shqiptare. Ai pas një përkushtimi e pune disa vjeçare dhe falë vendosshmërisë për të realizuar synimet e tij për të bërë biznes të mirëfilltë sipas kërkesave moderne në tregti, sot, ai rreshtohet në radhët e para të biznismenëve të suksesshëm. Është një bir i një atdhetari në Suedi, i rritur dhe edukuar në familjen atdhetare, i përkushtuar dhe i gatshëm për të kontribuar e ndihmuar kurdo e kudo që e kërkon nevoja, në mërgatë e në atdhe. Padyshim se këto të arritura të shkëlqyera të të rinjëve tanë në këtë shtet skandinav po na bëjnë krenar gjithandej ku jetojnë e veprojnë, po ndriqojnë imazhin e shqiptarisë, po japin shpresë për ditë më të mira edhe në vendlindjet e tyre, në trojet etnike shqiptare.
Vëllëzërit Hoti në vazhdimësi në përkrahje e mbështetje materiale për Shoqatën e Shkrimtarëve
Edhe vëllëzëritë Halim, Qazim e Robert Hoti nga fillimi i punës dhe aktivitetit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i Xi Albani” në vazhdimësi ndihmuan materialisht dhe kësisoj ndikuan edhe në rezultatet e shkëlqyera që ka arritur ky asosacion. Halimi që ka arritur në piedestalin e suksesit në ndërtimtari ka ndarë mjete të konsiderueshme për botimin e librit “Thesari kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi” si dhe të plotësimit të nevojave të domosdoshme teknike. Ky afarist i dalluar ka ndihmuar materialisht edhe shumë familje në Republikën e Kosovës, duke ndërtuar edhe shtëpi për ato familje që nuk kishin kulm mbi kokë. Ndërkaq, Qazimi gjashtë muaj rrjeshtë ka paguar qiranë e zyrës së kësaj shoqate dhe shumëherë ka shtruar koktej, dreka e darka për pjesëmarrësit e eventeve kulturore e shkencore që organizonte shoqata. Rrugën e tyre po e ndjek edhe vëllai i tyre Roberti, i cili këto ditë në xhirollogarin e shoqatës derdhi dhjetë mijë korona suedeze. Edhe Shaban Murseli anëtar dhe mbështetës i fuqishëm, po ashtu, gjashtë muaj ka paguar qiranë për shoqatën.
Vëllëzërit Hoti, Albert Jashari dhe të tjerët duke i dhënë mbështetje fjalës së shkruar shqipe, në të vërtetë, po e avansohet dhe po e pasurohet krijimtaria letrare në komunitetin shqiptar, po ngritët cilësia artistike, po nxiten të tjerët të merren me këtë veprimtari të dobishme dhe fton biznismenët tjerë të mbështesin dhe të ndihmojnë materialisht punën dhe aktivitetin e SHSHASHS “Papa Klementi i XI Albani”, sidomos në botimin e librit “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, në të cilin pasqyrohet në detaje e me argumente puna dhe aktiviteti shumë i pasur për komb e atdhe i bashkatdhetarëve tanë në këtë vend të largët. Deri më tash janë botuar 13 vepra të tilla dhe pa ndihmën e vëllëzërve Hoti, familjes Jashari dhe biznismenëve të tjerë kjo punë kolektive e individuale që është kryer me shumë profesionalizëm, me vështirësi do ta kishin parë dritën e botimit. Zatën, nga shumë krijues, profesionist, analistë, e kritikë të mirëfilltë letrar këtë asosacion krijues e kanë quajtur Akademi të Mërgatës Shqiptare jo vetëm në Suedi.
Aksionit për mbështetje materiale iu bashkuan 74 biznismen, anëtarë të shoqatës dhe dashamirë të letrave shqipe
Deri me tash asnjëherë nuk rastisi që kjo shoqatë të bie në atë situatë që të kërkoj ndihmë e përkrahje materiale në mënyrë publike. Mirëpo, për shkak të vëllimit të madh të punëve të kryera, përkatësisht se u përgatitën dy libra për botim të “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi” dhe libri tjetër “ 500 vjetori Jubilar i Mbretërisë së Suedisë dhe 15 vjetori i Republikës së Kosovë” lindi nevoja që të organizohet aksioni për t’u krijuar mundësitë e botimit të këtyre veprave, përmbajtja e të cilave ka vlera të mirëfillta kulturore, historike, shkencore, publicistike dhe krijimtarie letrare. Këtë aksion e përkrahën dhe e ndihmuan materialisht mbi 80 vetë, prej tyre biznismen, anëtarë të shoqatës dhe dashamirë të librit. Listës së këtij numri të madh kontribuesish i prinë Albert Jashari me 113.481 korona, pastaj poetja Drita Nikoliqi Binaj me 39. 047 korona, Robert Hoti me 10.000 korona, Bekim Abazi e Avdullah Abazi me nga 5000 korona, Hysen Ibrahimi e Mentor Duraku, Ali Preteni Lushi nga 2000 korona. Me nga 1350 korona ndihmuan Elhame Gjyrevci dhe Ali Gjyrevci. Nga 1000 korona i kanë dhënë: Mone Juniku, Avdyl Uka, Bajram Uka, Burim Uka, Sadik Vrajolli, Bleard Kajtazi, Austri, (1104 korona), Fetah Bahtiri, Rashit Gashi, Sami Galica, Emine Hoti, Rrahman Rrahmani, Miftar Havolli, Bahri Shyti, Gjermani, (1121 korona), Fahredin Berisha, Selami Çitaku, Ismajl Binakaj, Isuf Islamaj, Naim Latifi, Mustafë Kabashi, Osman Ahmetgjekaj, Avni Ismaili, Sahit Berisha, Lulzim Dogani-Luigji, Mursel Shkupolli, Muharrem Binaku, Shukrije Jashari dhe Ramadan Myrtaj. Me nga 500 krona kontribuan: Shaban Uka, Shaban Murseli, Hysen Rexhepi, Sylejman Rexhepi, Ali Rexhepi, Sali Rexhepi, Vehbi Rexhepi, Shaqir Rexhepi, Enver Rexhepi, Avdullah Pllana, Fazli Ibrahimi, Xhavit Rreci, Afrim Ahmeti, Avdi Rama, Zenel Zeneli, Adnan Jetullahu, Avni Januzi, Zeqir Kurti, Xhevrije Kurteshi Nimani dhe Xhavit Çitaku, Nga 200 korona i dhanë: Lirije Llazani, Besart Llazani, Pranvera Llazani. Nga 100 korona i kanë dhënë: Xhemail Gashi, Naim Rexhepi, Lum Rexhepi, Xhavit Rexhepi, Blerim Rexhepi, Egzon Rexhepi, Ramadan Rexhepi, Besjan Rexhepi, Fatri Rexhepi, Flamur Rexhepi, Endrit Rexhepi, Kushtrim Rexhepi. Gjithsej u grumbulluan 222,770 korona apo mbi 21 mijë euro.
Puna e përbashkëtë ndikoi në rezultate kolosale të shoqatës së shkrimtarëve Sukseset e SHSHASHS “Papa Klementi i XI” Albani” janë të mëdha, të prekshme, të njohura në gjithë hapësirën shqiptare. Këto të arritura janë fryt i punës kolektive të të gjithë anëtarëve dhe dashamirëve të fjalës së shkruar.
Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “ Papa Klementi i XI Albani”, Hysen Ibrahimi i emocionuar e quan veten tejet të priviligjuar, por edhe të ngarkuar nga pesha e përgjegjësisë për besimin që ka fituar nga një rreth i gjerë i dashamirëve të fjalës së shkruar, institucioneve kulturore e publicistike, organeve të ndryshme shtetërore në të gjitha trojet shqiptare si dhe nga biznismen shqiptarë që po e ndihmojnë aq shumë materialisht e në forma të tjera të përkrahjes këtë shoqatë të vyer. Dhe nuk ngurron t’i falenderon të gjithë pa dallim për këtë kontribut, i cili do të reflektohet pozitivisht në suksese edhe më të mëdha në periudhën e ardhshme të veprimtarisë krijuese.