Botapress, 14tetor- Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar qëllimin e tij për t’i nominuar disa individë në poste dipkomatike nëpër botë, por edhe nëpër poste tjera të rëndësishme në administratën e tij.
Në mesin e tyre është edhe i nominuari për ambadador në Serbi.
“Christopher R. Hill, i Emëruar për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Serbisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, raporton Zeri.info.
Ambasadori aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey, mund të tërhiqet para skadimit të mandatit të tij, si pjesë e ndryshimit të grupit të diplomatëve amerikanë në krye të Ballkanit.
Hill konsiderohet si një negociator i ashpër dhe i vështirë, dhe këtë status e konfirmoi gjatë periudhës kur ishte i dërguar special për Kosovën.
Ai ishte i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në vitet 1998-1999, i cili luajti një nga rolet kryesore në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999.
Hill ka qenë aktiv gjatë tërë kohës si dhe është marrëme çështjen e Kosovës dhe zgjidhjen përfundimtare të konfliktit me Serbinë, percjell Botapress.info