Presidenti amerikan, Joe Biden, është duke folur aktualisht me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Thirrja ishte e planifikuar për orën 10:45, sipas kohës lokale “për të diskutuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për të përballur agresionin rus në Ukrainë.
Thirrja vjen një ditë pasi Biden dhe zyrtarë të tjerë amerikanë shprehën kujdes ekstrem ndaj sinjaleve se Rusia po zvogëlon operacionet e saj ushtarake pranë Kievit, duke sugjeruar se ata po prisnin të shihnin shenja më të forta të depërshkallëzimit përpara se të bënin një vlerësim të synimeve të Moskës, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Biden nga Shtëpia e Bardhë tha se do të presë që të shohë veprimet e Rusisë nëse do ta mbajë fjalën për këtë veprim. Ai kishte thënë se SHBA do të vazhdojë me sanksione të forta ndaj Rusisë dhe se do të përkrahë Ukrainën me kapacitete për ta mbrojtur veten.