Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
Teksa u shënua edhe dështimi i nëntë i konstituimit të Kuvendi, Berisha tha se kandidatja e VV-së për krye-parlamentare, Albulena Haxhiu nuk i plotëson kushtet për një post të tillë.
Ai shtoi se përmes formave të ndryshme nga kjo parti po synohet qeverisje nga një parti e vetme.
“Personi nuk i përmbush kriteret për të qenë krye-parlamentare që prapë duhet ta ketë një rol të balancuar mes partive, sepse ka nisur një lloj radikalizmi duke pretenduar se ata e kanë të drejtën absolute të qeverisjes. Zonja e propozuar për krye-parlamentare nuk i ka as kriteret bazë për të qenë drejtuese e Kuvendit e as nuk e fuqinë intelektuale, karakterin e integritetin profesional për të drejtuar Kuvendin“, tha ai përcjell Gazeta10.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Për marrëveshje ku LDK-ja nuk është e përfaqësuar, s’kemi asnjë votë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
Përfundon takimi Kurti -Abdixhiku- Ende s’ka marrëveshje, Kurti optimist se do ta gjejë zgjidhjen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti,
Aktuale
Presidenti shqiptar Bajram Begaj trazon Serbinë me vizitën në Preshevë e Bujanovc
Vizita e presidentit të