Inicuesi i kësaj nisme, Bekim Haxhiu akuzoi deputetin e VV-së, Armend Mujën për bllokim të saj.“Çështja ka ngecur në Komisionin për Buxhet dhe Financa që nga data 27 prill. Armend Muja e ka penguar nuk po e procedon tutje”, theksoi Haxhiu për “Front Online”.
Sidoqoftë deputeti Haxhiu deklaroi se Projektligji për Trustin do të shkojë para deputetëve për votim më së largu me datën 25 maj.
Që projektligji të marrë dritën jeshile duhen 31 vota për, por që në votim duhet të marrin pjesë me doemos 61 deputetë.
Haxhiu beson se i ka votat.
“Projektligji për Trustin duhet të trajtohet në Kuvend deri me datën 25 maj. Procedura parlamentare parashesh që një projektligj duhet të lexohet në lexim të parë jo më larg se 28 ditë. Dita e 28-të i bjen jo më larg se 25 maji. Besoj që deputetët do të jenë në plotni me kërkesën e qytetarëve, pra të votojnë pro. Duke e ditë që ky projektligj do të votohet në Kuvend, një pjesë e mazhorancës po e bojkotojnë”, u shpreh Haxhiu.
Gazeta ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga deputeti Muja.
Megjithatë ai nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij teksti.Në një deklarim të mëhershëm, dhënë “Front Online”, deputeti Muja pati premtuar se këtë javë dhe atë që shkoi në Komisionin për Buxhet do të shqyrtohen të gjitha Projektligjet, përfshirë ai për Trustin.