Një fabrikë e peletit në fshatin Jahoc të Gjakovës është përfshirë nga flakët sot, në orët e para të mëngjesit dhe për pasojë janë shkaktuar dëme jashtëzakonisht të mëdha, në vlerë të rreth 100 mijë eurove.
Pas denoncimit të rastit në Polici, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet përkatëse policore, bashkë me Zjarrfikësit, që kanë lokalizuar zjarrin. Sipas informacioneve të para, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e rrymës.
Nëna e 5 vjeçares së abuzuar atë ditë pagoj 250 euro logopedin Iljasa Fazliu
Fabrika pothuajse është përfshirë e tëra nga flakët, me ç’rast janë djegur makineritë dhe i gjithë materiali.
Përveç Policisë dhe njësiteve të Zjarrfikësve, Sinjali mëson se së shpejti pritet të dalin në vendin e ngjarjes edhe ekspertët, në mënyrë që të zbardhen rrethanat se si erdhi deri te zjarri.
Burimet e gazetes brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ajo që dihet deri më tani është se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për “Zjarrvënie”. /Botapress.info/