BE gati t’i japë goditjen fatale ekonomisë ruse, përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Moska

Bashkimi Evropian bëri me dije se është gati t’i japë goditjen fatale ekonomisë së Rusisë. Pas këtij lajmi i menjëhershëm ka qenë reagimi i Moskës në lidhje me furnizimin e Evropës me gaz.

Mediat bëjnë me dije se zëvendëskryeministri rus Aleksandr Novak ka deklaruar se “është e pamundur”, për Evropën për momentin të bëjë pa gazin rus.

Ai ndër të tjera ka thënë se përsa i përket naftës bruto, kompanitë ruse të naftës kanë filluar të ridrejtojnë flukset drejt Lindjes.

Ndërkaq kujtojmë se për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë prej 26 ditesh duket se e gjithë bota po përballet me rritjen e çmimeve jo vetëm të hidrokarbureve por edhe në produktet ushqimore./Botapress.info/

ngjashme