Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, kanë realizuar sot një bastisje në banesën e familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu.
Bastisja ka nisur në orët e mëngjesit ndërsa, avokati i familjes Fazliu tha se nuk është sekuestruar asgjë, ndërsa e ka cilësuar si të kotë bastisje.
“Dhomat e Specializuara kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e heronjve kombëtar Fahri e Bahri Fazliu dhe me këtë rast janë munduar, kinse të sekuestrojnë prova të cilat atyre ju nevojiten mirëpo ata nuk kanë sekuestruar asnjë provë të vetme dhe se ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohe”, ka deklaruar avokati.
Ai tha se Gjykata Speciale, duhet të jetë më e kujdesshme në lëshimin e urdhrave të bastisjeve sepse cenohet privatësia e familjes.
Ai shtoi se rasti nuk është bërë i ditur vetëm është thënë se për nevojat e procedurave të rasteve që janë në procedurë.
Sipas tij, pas bastisjes janë marrë disa dokumente, që kanë qenë publike dhe se nuk ka pasur fare nevojë të kryhet bastisja në banesë.