Bastisja e Dibran Hoxhajt- Policia ia sekuestron një gjë tejet të rendësishme për të

Policia e Kosovës edhe sot e ka bastisur lokalin “Kobra City” në Prizren, pronar i të cilit është Dibran Hoxhaj. I njohur me nofken “Kobra” ai cili dyshohet për vrasjen e një 31 vjeçari dhe plagosjen e një 27 vjeçari në Prizren, është mjaft i njohur për organet e rendit por edhe për publikun.

Ky i fundit deklaron se i ka rreth 200 vepra penale.

Ndërsa sot Policia ka bastisur lokalin Kobra City”. Burime brenda grupit hetimor kanë thënë për KALLXO.com se në shtëpinë e Dibran Hoxhës është zbuluar një kasafortë e fshehur prapa kaminës së tij.

LEXO EDHE KETE

Përleshje në një shkollë në Prishtinë, arrestohen katër të mitur

Sipas këtyre burimeve, kasaforta është zbuluar gjatë bastisjes së shtëpisë ndërsa e njëjta ende nuk është hapur pasi për hapjen e saj duhet të zhvillohen disa procedura, përfshirë marrjen e disa urdhëresave dhe ftesën e Njësisë kundër Eksplozivëve.

Kasaforta, sipas burimeve, ishte e kamufluar në hapësirat prapa kaminës në shtëpinë e Dibran Hoxhës.

Dibran Hoxhajt, dje ia ka caktuar Gjykata Themelore e Prizrenit një muaj paraburgim për veprat penale “vrasje e rëndë”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “manipulimi me prova”.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se me lënien në liri të pandehurit mund të të fshihen apo të ipen në arrati  me qëllim të shamngies nga përgjegjësia penale.

Duke marrë parasysh të lartcekurat Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, duke marrë parasysh veprat penale të cilat i ngarkohen të dyshuarve dhe pasojat e rënda që kanë shkaktuar, dhe me lënien e të pandehurve në liri ekziston rreziku i kryerjes së veprave penale të tjera, andaj kjo është bazë e mjaftueshme për Gjykatën që ndaj të pandehurve të caktohet masa e paraburgimit./Botapress.info/

ngjashme