Katër persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në një përleshje fizike në një shkollë në Prishtinë. Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e kësaj përleshjeje është lënduar një person, të cilit i është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësor.
“Nga ana e zyrtarëve policor, të stacionit jugu në Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar (meshkuj të mitur), të cilët pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor”.
Ishte duke luajtur futboll, ky është 8-vjeçari shqiptar që u përplas për vdekje në Itali
Gazeta raporton se përleshja ka ndodhur në shkollën ’28 Nëntori’ në Prishtinë.