Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, para se të shpaloste platformën e tij politike “Rruga e re” ka qenë dashtë t’i skajojë disa të “klikës së vjetër” në LDK.
Në radhë të parë duke filluar nga Lutfi Haziri.
Rruga e re e LDK-së dhe Lutfi Haziri janë largë mes veti si nata me ditë.
Përplasje e vitit 2019 e Abdixhikut me Hazirin dhe miqësia e papritur mes tyre
“.. Natyrisht, mbi këtë temë dhe mbi këtë qasje, kemi dallime substanciale me z.Haziri. Unë politikën e shoh shumë më ndryshe, është shprehur Lumir Abdixhiku në shkur të vitit 2019 kur Lutfi Haziri, si gjithmonë i Dyti i LDK-së apo “ma i forti në LDK” kritikoi deklarimet e deputetit të atëhershëm Lumir Abdixhikut për rolin e BE-së në bisedime të Kosovës me Serbinë.
Por, për habi kjo përplasje në distancë mes Lumir Abdixhikut dhe Lutfi Hazirit u shndërrua në një miqësi të papritur.
Kur Lutfi Haziri humbi garën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e vitit 2011, doli Lumiri dhe tha; “Përgjejgësinë për humbjen e Lutfi Hazirit në Gjilan e marrë unë!”
Një deklaratë sa absurde aq edhe qesharake!
Sidoqoftë, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri edhe sot e kësaj dite, i pari kryetar e i dyti nënkryetar kanë dallime të mëdha e substanciale në politikbërje e aq më shumë në menaxhimin e LDK-së në të ardhmen.
Lumiri ka shpallur “Rrugën e re” e Lutfi Haziri edhe më tutje ia grah me rrugën e vjetër.
Lajmi se Lutfi Haziri do të vizitojë Hashim Thaçin në Hagë është dëshmia e fundit, në mesin e dhjetëra e dhjetëra dëshmive të tjera që vërtetojnë se Lumiri e Luta janë formalisht në një parti, por përmbajtësisht janë krejtësisht në anë të kundërta në menaxhimin e LDK-së në të ardhmen.
Luta nuk e ka vendin më në LDK, e ka vendin në Hagë te jaranat e tij
Megjithëse ende nuk ka njoftime shtesë, ka shumë mundësi që Lutfi Hazirit të udhëtojë në Hagë bashkë Elmi Reçicën, njeriun e dytë të SHIK-ut e Sami Lushtakun, që të dy miq të ngushtë të Lutfi Hazirit pranë tavolinës me mish të pjekur e me gota të rakisë në dorë.
Fotografia flet më shumë se sa 1 mijë fjalë.
Elmi Recica e Lutfi Haziri duke e quar me fund nga nje gote raki
Nje ndeje me miq e jarana, nder ta edhe Sami Lushtaku e Sylejman Selimi
Prandaj Lutfi Haziri e ka vendin në Hagë me miq e jarana e jo në LDK, duke punuar kundër LDK-së!
Pse kjo fushatë ANTI LDK e Lufti Hazirit?
Lutfi Haziri ka kohë, mbase vite që po bën një fushatë krye në vete në LDK, për të mos thënë një anti fushatë në LDK.
E kemi përmendur edhe në shkrimet e mëhershme se agjenda e tij e veprimtarisë duke filluar nga Dega e LDK-së në Gjilan e deri në Kryesinë Qendrore të LDK-së është më shumë fushatë paralele brenda LDK-së se sa fushatë për të mirën e LDK-së.
Lutfi Haziri ka humbur garën për kandidat të LDK-së përballë Vjosa Osmanit në zgjedhjet e vjeshtës së vitit 2019.
Lutfi Haziri ka humbur garën për kryetar të LDK-së më 14 Mars të vitit 2021 për balle Lumir Abdixhikut.
Lutfi Haziri ka humbur garën për kryetar të LDK-së në vjeshtë të vitit 2011 përballë një kandidati krejt anonim por që sot është kryetar i Gjilanit, Alban Hysenit!
Lutfi Haziri ka edhe humbje të tjera.
Shihni në çfarë deregje ka ra Dega e LDK-së në Gjilan nën drejtimin e tij. Grafikoni shënon rënie gati për çdo vjet.
LEXO EDHE
Bajrush Morina: Reforma në LDK nuk e ka emrin Lutfi Haziri! – BotaPress
Me Lumirin e “Rrugës së re” dhe me Lutfi Hazirin e “Rrugës së vjetër”, LDK shkon andej kah nuk duhet.
Lumir Abdixhuku duhet të marrë një vendim të madh, mbase të rëndë por në të mirë të LDK-së: Ta skajojë Lutfi Hazirin nga “Rruga e re” e LDK-së!
Ndryshe do të përfundojë edhe ai në “Rrugën e vjetër” të LDK-së bashkë me Lutfi Hazirin!