I ka edhe meritat për LDK -në por i ka marrë edhe të gjitha pozitat e mundshme nga LDK-ja.
Lutfi Haziri është emër i njohur në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Madje mund të thuhet se është emri më i njohur në LDK në strukturën e tashme të LDK- në nivelin lokal e qendror.
Por si i tillë, Lutif Haziri sot është emri më “i vjetër” në LDK, në Degën e Gjilanit dhe në nivelin Qendor.
Pra, është veteran i LDK-së.
Bile, për nga stazhi partiak, mbase mund t’ua kalojë edhe ish-zyrtarëve të lartë partiak të epokës së komunizmit në Kosovë: pra ka stazh më të gjatë në politikë e në pushtet për gati me shumë se 30 vjet, ose gati më shumë se Mahmut Bakalli, Fadil Hoxha apo Xhavit Nimani!
Prandaj, Lutfi Haziri nuk mund të jetë emër i reformave në LDK, emër i të ardhmes së LDK-së në Degën e Gjilanit dhe në nivelin Qendor.
Me Lutfi Hazirin në krye Dega e LDK-së në Gjilan e ka humbjen e sigurt edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale në Gjilan ndërkaq me Lutfi Hazirin nënkryetar, LDK-ja e ka të sigurt “vendin e tretë” në nivelin qendror, kur do qe mbahen zgjedhjet nacionale në nivel vendi.
Të gjitha pozitat e pushtetit që i ka perfituar Lutfi Haziri
Është themelues dhe drejtues i Degës së LDK-së në Gjilan, por është kryetari me mandatin më të gjatë në postin e të parit të kësaj komune.
Ka qenë kryetar i parë i Gjilanit në dy mandate të pasluftës në këtë komunë.
Ka avansuar në postin e ministrit të Pushtetit Lokal, pastaj Zëvendwëkryeministwr, ministër i Kulturës, deputet dhe prapë kryetar i komunës së Gjilanit.
Pra, krejt vitet e pasluftës në pushtet i ka kaluar Lutfi Haziri.
Tash me siguri se nuk ka më synim pushtetin e të parit të Gjilanit për dy arsye:
-E para sepse është i vetëdijshëm se përballë kandidatit të Vv-së e kryetarit aktuale e ka humbjen e sigurt dhe,
-E dyta, ka tjera ambicie më madhore Lutfi Haziri; synon që të jetë pasardhës i Vjosa Osmanit në postin e Presidentit të vendit.
Duke e patur parasysh përvojën e tij të bujshme në politikë e mbi të gjitha “driblingjet” e tija karakteristike drejt pushtetit, synimi i fundit i Lutfi Hazirit nuk duket i pamundshëm!
Të gjitha humbjet në politikë të Lutfi Hazirit
Nëse karriera e tij në politikë është e bujshme ndërkaq postet e pushtetit janë për çdo lakmi, brenda garës politike në LDK, Lutfi Haziri ka shënuar më shumë humbje se sa fitore.
Më 2019 ka humbur garën perballë Vjosa Osmanit për kandidat të LDK-së për kryeministër në zgjedhjet nacionale.
Ia ka shtri dorën e pajtimit Vjosa Osmanit apo “nusës së Anamoravës” me të cilën ka patur disa përplasje publike në rrjetet sociale, ka pranuar që të jetë shef i Shtabit elektoral por edhe Vjosa, edhe Lutfi Haziri edhe LDK-ja kanë humbur garën përballë Vetëvendosjes, vetëm në dy javët e fundit, edhe pse sondazhet e asaj kohe e nxjerrnin LDK-në fituese madje me një dallim deri në 5%.
Më 14 Mars 2021 e ka humbur garën për të parin e LDK-së nga një kandidat që sapo kishte hyrë në LDK, Lumir Abdixhikut.
Një veteran i LDK-së u refuzua nga delegatët e Kuvendit të LDK-së përballë një kandidati që kishte më pak vite të jetë së tij se sa Lutfi Haziri karrierë në LDK.
Një humje tepër e rëndë në LDK për Lutfi Hazirin.
Vetëm pak muaj më pas, në zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës, Lutfi Haziri do të pësojë edhe një humbje të rëndë.
Do të humb garën përballë një “amatori” në politikë, kandidatit të Vetëvendosjes.
Dhe për ta “ngushëlluar” këtë humbje të Lutfi Hazirit, doli Kryetari Abdixhiku dhe tha se “e merr përsipër fajin” per humbjen e Lutfi Hazirit në Gjilan!
Një arsyetim sa banal aq edhe qesharak!
Dhe krejt në fund, për të arsyetuar konstatimin tonë se Lutfi Haziri e jo LDK-a në Gjilan, është emër i humbjes së sigurt në garën eventuale për të parin e komunës, flet vetë rezultati i Zgjedhjeve të fundit lokale që u mbajtën në vjeshtën e vitit 2021: Lutfi Haziri ka humbur garën për të parin e komunës madje që në raundin e parë me një diferencë bukur të ndjeshme por LDK-ja si parti ka dalë fituese në Asamblenë Komunale.
Pra edhe në Gjilan, humbës është Lutfi Haziri e jo LDK-ja.
Sidoqoftë, pas krejt këtyre fakteve, vjen përfundimi se:
-Me Lutfi Hazirin në krye Dega e LDK-së në Gjilan e ka humbjen e sigurt edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale në Gjilan ndërkaq me Lutfi Hazirin nënkryetar, LDK-ja e ka të sigurt “vendin e tretë” në nivelin qendror, kurdo qe mbahen zgjedhjet nacionale në nivel vendi.