Rezultatin zgjedhjeve lokale të 17 Tetorit e ka tronditur keq Albin Kurtin. Partia e tij, Vetëvendosja është e vetmja parti parlamentare në Kosovë që nuk ka fituar asnjë komunë.
Sa për ngushëllim, VV-ja por krenohet se ka marrë më shumë vota për asamble komunale dhe ka dyfishuar numrin e asamblistëve nëpër komuna.
Ky është një arsyetim per konsum të brendshëm politik pasi edhe Kurti edhe Vetevendosje e dijë se komunat udhëhiqen dhe menaxhohen nga kryetari e jo nga asambletë komunale.
I gjendur përballë kësaj katastrofë politike, Albin Kurti e ka hapur kuletën e shtetit. Po shpërndan pare për pensionistë, për familjet ne asistencë sociale dhe sot edhe për bujqit e Kosovës. Dhe këtë fushatë për blerje të votave Albin Kurti po e bën në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave.
Krejt kështu ama bash krejt kështu vepronte edhe Hashim Thaçi.
Ai ne prag të zgjedhjeve, ua rriste rrogat profesorëve, arsimtarëve, policëve, mjekëve etj.
Dhe Hashim Thaçit i funksiononte kjo strategji. Edhe pse jo ne përqindje të lartë, ai e nxirrte PDK në si parti fituese në dy palë zgjedhje nacionale.
Mbase pjesërisht mund t’i funksionojë kjo strategji edhe Albin Kurtit nëse merret parasysh shkalla r varfërisë në Kosovë.
Por për dallim prej Thaçit i cili me paratë e shtetit “e blinte” inteligjencën e Kosovës dhe administratën publike e shërbyesit civilë e në uniformë, Albin Kurti po tenton ta mashtrojë shtresën më të varfër të popullatës ne vend: pensionistët dhe familjet me përkrahke sociale,
Kjo është tepër e ulët dhe aspak e moralshme politikisht për Albin Kurtin.
Aq më pak për Kurtin i cili ka qenë kritiku më i madh i Hashim Thaçit ndaj veprimeve të tilla.
Prandaj shpërndarja e parave të buxhetit të shtetit të Kosovës në kohë fushate është një strategji e kopjuar e Albin Kurtit.
“Autori” i kësaj strategjie sot është në Hagë e “fotokopja” e tij është kryeministër i Kosovës.
Pra cili është ndryshimi mes Thaçit e Kurtit?
Deri tash po del të jetë vetëm emri: Ai Hashim e ky Albin!