Pas publikimit të videso së Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën akuzohet LDK-ja për qasjen në ekonomi, ka reaguar deputetja Hykmete Bajrami, e cila për Gazetën ka thënë se videot nuk mbulojnë skandalet e Qeverisë.
Derisa, ka theksuar se paniku i humbjes dhe dështimeve të qeverisë, i shtyen të krijojnë video për të sulmuar LDK-në.
A do të shkojnë ekipe tjera të FSK-së në Turqi, flet zv/ministri i Mbrojtjes
Tutje, deputetja Bajrami, ka adresuar disa pyetje për qeverinë, për çka thekson se partia në pushtet s’ka asnjë përgje për to.
“Videot nuk mbulojnë dështimet e skandalet e Qeverisë, jepni përgjigje për këto tema: Kur do të shkarkohet e japë llogari Martin Berishaj për transaksione me miliona euro? Kur do të shkarkohet zëvendësministri i përfshirë në afera korruptive? Pse nuk u ndërtuan 160 çerdhe për dy vite qeverisje dhe kur do të ndërtohen? Pse nuk e keni zbritur çmimin e TVSH-së për qumështin, vajin, sheqerin dhe produktet tjera elementare? Çka ndodhi me mostrat e humbura në institucionin që është nën Ministrinë e Drejtësisë? Pse Kryeministri ia rriti pagën vetes, ministrave, zëvendësministrave dhe kabineteve? Pse partia në pushtet e ka lënë shtetin me ushtrues detyre nisur nga Kryeprokurori, Shefi i Policisë etj? A ka një premtim që ka mbajtur partia në pushtet? Partia në pushtet s’ka asnjë përgjigje për këto dhe shumë tema të tjera, prandaj, nga paniku i humbjes dhe dështimeve po krijon video për të sulmuar LDK-në”, ka thënë Bajrami.
Ndryshe, ky reagim i Bajrami erdhi pas një video të publikuar nga partia në pushtet, e cila ka akuzuar partinë opozitare për qasjen e saj në ekonomi.
LVV tha se LDK-ja po mburret me akademikët, derisa akuzoi për propozimet e kësaj partie për daljen nga kriza./Botapress.info/