Vizar Azemi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kadhënë një intervistë në Interaktiv të KTV-së, ku ka folur për rrjedhat politikë aktuale.
Ai ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se themelimi i tij është obligim ndërkombëtare. Madje, ai ka theksuar se çare nuk është pa u bë Asociacioni.
https://botapress.info/kurti-kosova-po-behet-nje-partner-i-denje-per-tu-konsoliduar-mes-aleancave-me-shba-ne-dhe-nato-n/
“E kemi obligim ndërkombëtar këtë Asociacion. Dhe ky Asociacion nëse nuk bëhet sot, do të bëhet nesër, nëse nuk bëhet nesër, do të bëhet pas pesë apo 10 vjetësh, nuk ka çare pa u bë. Sa më shumë që e zgjasim ne, aq më keq do të jetë sepse sa herë po ulemi në tavolinë për të diskutuar me Serbinë për këto marrëveshje të tilla, po duhet të bëjmë koncesione në dëm të Kosovës.” – theksoi ai, transmeton Koha.
Ai ka kritikuar edhe Qeverinë Kurti për konceptin e vetëmenaxhimit, duke thënë se ky koncept përfshin më shumë kompetenca se Asociacioni.
“Kjo qeveri e ka çuar përtej Asociacionit, po flasim për vetëmenaxhim të komunave që kompetencat e saj janë përtej Asociacionit. Është një lloj autonomie. Ne si shtet duhet ta mendojmë, andaj është e rëndësishme ta mbledhim trurin e Kosovës në aspektin ligjor, kushtetues e sundim të rendit dhe ligjit, dhe ata ta draftojnë e të shohin se çfarë është në favor të të gjithëve” – shtoi ai.