• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Asamblisti i LVV-së në Suharekë në mesin e 11 të arrestuarve për dallavere me subvencione

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë  e Kosovës, sot ka kryer aksion në gjashtë komuna të vendit, duke i arrestuar 11 persona, ku prej tyre tre janë zyrtarë dhe tetë përfitues subvencionesh.

LEXO EDHE KETE

Aksion masiv i Policisë së Kosovës në 6 komuna…

Operacioni është kryer në Pejë, Istog, Deçan, Viti, Suharekë dhe Ferizaj. Gazeta ka mësuar se në mesin e të arrestuarve është edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, Liridon Fandaj.

Fandaj në llogarinë e tij në Facebook ka postime dhe fotografi të shumta të aktiviteteve si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, derisa miqësi të mirë ka me deputetin e LVV-së, Salih Zybën, i cili vjen po ashtu nga Suhareka.

Zyba ishte kandidat për kryetar të Suharekës në zgjedhjet e fundit, por nuk mori as 9 për qind të votave.

Gazeta ka tentuar të flas me Fandajn, por i njëjti e ka të fikur celularin. Po ashtu,gazeta e ka telefonuar edhe deputetin Salih Zybën, por ai nuk ka pranuar të flasë me arsyetimin se “është në një ambient të papërshtatshëm”. Të njëjtit i janë dërguar edhe pyetjet përmes SMS-it, por nuk ka kthyer përgjigje.

Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohet së janë përfshirë në veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtarë, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh që dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Pas intervistimit të të dyshuarve, më aktvendim nga prokurori, të njëmbëdhjetë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë. /Botapress.info/

Të ngjashme

Aktuale

Publikohet fotografia e burrit që u godit për vdekje nga rrufeja në Skënderaj

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

E rëndë: Gjendet pa shenja jete brenda furgonit një 53-vjeçar në Mitrovicë

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

Burri nga Skënderaj vdes pasi u godit nga rrufeja

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

Vazhdon punësimi i familjarëve në Qeverinë Kurti, burri i Albulena Haxhiut emërohet këshilltar i Krasniqit

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • 61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari
  • Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut
  • ​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar
  • Publikohet fotografia e burrit që u godit për vdekje nga rrufeja në Skënderaj
  • Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.