Policia e ka identifikuar personin që dyshohet se e ka tërhequr një qen zvarrë me veturë ditën e djeshme në Shtime dhe të njëjtin e ka shoqëruar në polici.
Për qenin është dhënë urdhër që të dërgohet për trajtim te veterinari.
Këtë e ka konfirmuar, Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
“Policia e ka identifiku automjetin dhe personin e dyshuar, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në rrugën që të çon në fshatin Godanc, personi është shoqëru në stacionin policor në Shtime dhe është duke u intervistuar. Është urdhëru që qeni të dërgohet te veterinari”, tha Veseli./Botapress.info/