Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se policët e stacionit policor në Han të Elezit kanë arritur që sot në ora 13:15 të arrestojnë personin me inicialet B.C (M/K), 39 vjeçar, përcjell Gazeta Botapress.
Sipas policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik , për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi prej tre muajve.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet nga policia në Ferizaj.