• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ardian Azemi (AAK): Nuk ka asnjë arsye të vetme që kjo qeveri duhet të vazhdoj tutje

nga Bota Press
23 Qershor, 2022
në Lajme, Opinione
ShareShareShare
Zyrtari për Informim i AAK-së, Ardian Azemi ka thënë se nuk duhet kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Kurti dhe të presidentes Osmani shkaku i mos liberalizimit të vizave, sepse tanimë dihet botërisht se kjo nuk është në dorën tonë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Azemi ka përmendur dhjetëra arsye të cilat një kryeminisatër dhe një presidente normale do t’i bënin të jepnin dorëheqje.
“Më 28 tetor të vitit 2018 Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe të Presidentit, Hashim Thaçi duke i akuzuar si përgjegjësit kryesor për mos liberalizimin e vizave. Edhe në atë kohë, madje dy vite më parë, institucione të Bashkimit Evropian dhe zyrtarë të ndryshëm të BE-së kishin deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizimin e vizave”.
“Tani ne kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Kurti dhe të presidentes Osmani.
Dorëheqje jo vetëm për shkak të mbetjen edhe më tutje nën regjimin e vizave, por për shkak se;
-Kanë premtuar se nuk do të dialogojnë me Serbinë pa i plotësuar shumë kushte, nuk u plotësua asnjë, ndërsa po dialogojnë e bëjnë marrëveshje duke buzëqeshur;
-Kanë premtuar Bashkimin Kombëtar, ndërsa janë hapur totalisht me Serbinë e janë mbyllur me Shqipërinë, madje si arsyetim e japin Kushtetutën e Kosovës, ndërsa është e njëjta Kushtetutë si atëherë kur premtuan bashkimin”, ka shkruar Azemi.
Reagimi i plotë:
Miq nga secila parti, veçmas nga VV,
Më 28 tetor të vitit 2018 Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe të Presidentit, Hashim Thaçi duke i akuzuar si përgjegjësit kryesor për mos liberalizimin e vizave.
Edhe në atë kohë, madje dy vite më parë, institucione të Bashkimit Evropian dhe zyrtarë të ndryshëm të BE-së kishin deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizimin e vizave.
Sikur kishim vlerëzuar ne dhe shumë të tjerë edhe brenda BE-së se sot është dita finale kur Kosovës nuk hequr vizat. Nuk ndodhi. Thanë se Kosova natyrisht që i plotëson kushtet me ia hjekë vizat, por në një kohë tjetër.
Tani ne kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Kurti dhe të presidentes Osmani.
Dorëheqje jo vetëm për shkak të mbetjen edhe më tutje nën regjimin e vizave, por për shkak se;
-Kanë premtuar se nuk do të dialogojnë me Serbinë pa i plotësuar shumë kushte, nuk u plotësua asnjë, ndërsa po dialogojnë e bëjnë marrëveshje duke buzëqeshur;
-Kanë premtuar Bashkimin Kombëtar, ndërsa janë hapur totalisht me Serbinë e janë mbyllur me Shqipërinë, madje si arsyetim e japin Kushtetutën e Kosovës, ndërsa është e njëjta Kushtetutë si atëherë kur premtuan bashkimin;
-Kanë premtuar luftë të pakompromis nepotizmit (punësimit familjarë), ndërsa që në start nisën me punësimin e familjarëve, vazhduan fuqishëm dhe nuk kanë të ndalur. Harruan se ata ishin për dasma e jo për institucione;
-Kanë premtuar luftë të pakompromis korrupsionit, ndërsa atë vetëm sa e kanë thellu e zgjeru;
-Kanë premtuar rishikim të marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë, po i pranojnë dhe implementojnë pa ia ndryshuar as edhe një presje, madje po i vlerësojnë si të arritura të tyre ato;
-Kanë premtuar se do ta zbardhin rastin “Dehari”, e harruan sapo erdhën në pushtet;
-Kanë premtuar zhvillimin e Komunave të Kosovës, ndërsa kur erdhën në pushtet ua ndalën të gjitha mjetet për projekte kapitale të cilat do të kishin impakt në zhvillimin ekonomik të tyre dhe të shtetit përgjithësisht;
-Kanë premtuar barfazi sociale, ndërsa shtresën e varfër e varfëruan edhe më shumë, shtresën e mesme e bënë të varfër e në vend të saj e futën ligjin ndërsa me të i shtypin edhe shtresën e varfër edhe atë esktrem të varfër;
-Kanë premtuar se ta ç’kapin shtetin, përveç që e kapën vet, po duan ta shndërrojnë edhe në autokraci;
-Kanë premtuar se do t’i ç’kapin ndërmarrjet publike, i kapën edhe më shumë dhe më keq;
-Kanë premtuar se do ta shndërrojnë shëndetësinë në institucion që shëron, e shndërruar në institucion që ndjek mjekët e pacientët;
-Kanë premtuar se do t’i ulin çmimet e artikujve elementarë, ato po rritën në baza ditore;
-Kanë premtuar se do të ndihëmohet bujqesia, bujqit paguajnë naftën sikur ata kanë Porshe;
-Kanë thënë se janë pro-amerikanë, nuk u pritën në Shtëpinë e Bardhë;
-I kanë akuzuar të tjerët për marrëveshjet, tani thonë se ne nuk mund t’i ndryshojmë;
-I kanë akuzuar të tjerët për xhipa të zi e truproja shumë, sot ata ecin me shumë xhipa të zi, e me dhjetëra truproja mbrapa;
-Kanë marrë vota nga veteranët e familjet e dëshmorëve, ndërsa ëndërrojnë që t’i shohin në burgje edhe ata që kanë gatu për luftëtarfët e lirisë.
Kosova jonë nuk e ka luksin ta duroj më tutje këtë mendësi politike në krye të shtetit. Këta janë thjeshtë idiotë e mashtrues, janë e keqja më e madhe që ka mujt me i ndodh vendit, me i ndodh Republikës sonë.
Nuk e gjejë një arsye të vetme që më bënë të mendoj se kjo qeveri duhet vazhduar tutje, fatkeqësisht!
Tags: Ardian Azemi

Të ngjashme

Lajme

Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Botë

Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Ekskluzive

Ish luftëtarja e UÇK-së rrëfen historinë e saj: 18 vjeçe u nisa në luftë, sot ndjej keqardhje për bashkëluftëtarët

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik
  • LDK: Këta që propagandonin “çkpapjen: sot po synojn kapjen e shtetit e Universitetit!
  • Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës
  • Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut
  • Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.