• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Apeli anulon vendimin e Themelores për hedhjen e aktakuzës ndaj pesë të dyshuarve për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

nga Bota Press
26 Janar, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë për hedhjen e aktakuzës ndaj pesë të dyshuarve për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në muajin gusht të vitit të shkuar, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Gjykata njofton se ka vlerësuar se aktvendimet e gjykatës së shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave, respektivisht propozimit është si rezultat i shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat shkelje kanë kushtëzuar që aktvendimet ankimor të anulohet dhe çështjet të kthehen në rivendosje.

 

Dhunimi që tronditi Kosovën: Të dyshuarit për rastin e 11 vjeçares mund të lirohen në mungesë provash

Sipas Apelit “nga gjykata e shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave janë të paqarta dhe kundërthënëse në vetvete dhe në kundërshtim me bazën ligjore për hedhjen e aktakuzës”.

Njoftimi i plotë i gjykatës:

Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti për të Mitur, me aktvendimet PN.nr.71/2023 dhe PN.nr.85/2023, ka aprovuar si të bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur dhe ka anuluar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, më të cilat janë hedhur si jo të plota aktakuza PP/I.nr.685/22 e datës 21.12.2022, pika IV dhe VIII, si dhe aktakuza PP.I.nr.663/2022, përkatësisht propozimi PPM.nr. 444/2022 i datës 08.12.2022.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimet e gjykatës së shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave, respektivisht propozimit është si rezultat i shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat shkelje kanë kushtëzuar që aktvendimet ankimor të anulohet dhe çështjet të kthehen në rivendosje.

Gjykata e Apelit, pas shqyrtimit të shkresave të lëndëve, aktvendimeve ankimore dhe ankesave të Prokurorisë, por edhe sipas detyrës zyrtare, ka gjetur se aktvendimet e ankimuara duhet anuluar dhe kthyer çështjet në rivendosje, për shkak se aktvendimet janë të përfshira në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 par. 1 pika 1.12 lidhur me nenin 370 të Kodit të Procedurës Penale sepse gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsyeje të mjaftueshme ligjore kur ka hedh aktakuzat e lartcekura, respektivisht arsyet të cilat janë dhënë nga gjykata e shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave janë të paqarta dhe kundërthënëse në vetvete dhe në kundërshtim me bazën ligjore për hedhjen e aktakuzës.

Tags: Gjykata e ApelitGjykata Themelore

Të ngjashme

Aktuale

Mes tensioneve Shqipëri – Kosovë, Rama e Kurti i bëjnë bashkë dy qeveritë në Gjakovë (Agjenda)

nga Bota Press
10 Qershor, 2023
Aktuale

Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u konsultua me Kurtin

nga Bota Press
10 Qershor, 2023
Aktuale

Raportimet mbi lidhjet e dyshuara të presidentit Vuçiç me grupe kriminale ngren pikëpyetje në Shtetet e Bashkuara

nga Bota Press
10 Qershor, 2023
Aktuale

SHBA dhe BE mund ta lënë marrëveshjen Kosovë-Serbi për kohë më të mira, ky është skenari i GNK’së

nga Bota Press
10 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Mes tensioneve Shqipëri – Kosovë, Rama e Kurti i bëjnë bashkë dy qeveritë në Gjakovë (Agjenda)
  • Nuk por “rehatohet i shkreti”, Blero ndahet edhe nga e dashura e tij e fundit!
  • Mero Baze: Meraku i Kurtit dhe Berishës për demokracinë në Serbi, një sëmundje e vjetër
  • Zemaj dërgon dy amandamente për buxhetin e 2022-ës
  • Olta Gixhari ekspozon linjat joshëse në paraqitjen nga pushimet në Bodrum

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.