Ambasadori i Kosovës në selinë e NATO-së , Astrit Zemaj, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e ri të Italisë nê Selinë e NATO-së, z.Marco Peronaci, transmeton Botapress.info
Zemaj përmes një postimi në Facebook ka treguar mirënjohje të veçantë për raportet e shkëlqyera mes dy vendeve.
Ky është postimi i plotë i Zemajt:
Sot isha i nderuar me pritjen e përzemërt dhe takimin e frytshëm në Perfaqësinë e Përhershme të Italisë
në NATO me Ambasadorin e ri dhe mikun e vjetër, z. Marco Peronaci.
Është kënaqësi që së bashku me Ambasadorin Peronaci të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kishim edhe nga pozitat paraprake në Bashkimin Evropian.
Mirënjohje e veçantë dhe të përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve të shkelqyera mes vendeve tona, për paqën, sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për rrugëtimin euroatlantik të Republikës së Kosovës
.