Përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO Astrit Zemaj sot ka njoftuar që ka pasur një takim me Ministrin e Mbrojtjës së Ukrainës, z. Oleksii Reznikov.
Këtë e ka bërë te ditur ambasadori Zemaj përmes një postimi në Facebook./Botapress.info
Ky është postimi i plotë
Në margjinat e takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës( UDCG), në Selinë e #NATO-s, pata kënaqësinë të takoj Ministrin e Mbrojtjës së Ukrainës, z. Oleksii Reznikov.
Ministrit Reznikov në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës i percolla edhe njëherë mbështetjen dhe solidaritetin e vendit tonë me popullin e Ukrainës, si dhe mbështetjen e fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në luftën e saj të drejtë.
🇽🇰🤝🇺🇦