Sot ka ndodhur një bastisje në Ndërmarrjen Publike “Ambienti” në Pejë.
Sipas burimeve të Nacionales, në lidhje me këtë rast janë shoqëruar në stacionin policor nëntë persona.
Siç tregon i njëjti burim, të shoqëruarit në stacionin policor janë anetarë të bordit të ndërmarrjes, zyrtar të ndërmarrjes dhe ish zyrtarë.
Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Europës edhe pas një viti nga aplikimi
Kujojmë se një ndërmarrje publike e quajtur “Ambienti” në Pejë është bastisur nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtari i Prokurorisë Themelore të komunës së Pejës.
“Në orët e mëngjesit ka filluar një aksion nga Prokuroria e Pejës, janë duke u kryer bastisje-kontrollë në Ndërmarrjen Publike “Ambienti”, nën dyshimin se ka keqpërdorim të detyrës zyrtare,” – u shpreh z. Nikqi