Më 12 maj, bëhen fiks një vit që nga aplikimi zyrtar i Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.
Deri tashti, çështja e Kosovës nuk është futur në agjendën e këtij Këshilli. Ndërsa, Isuf Halimi, Drejtor në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku është edhe selia qendrore e Këshillit të Evropës, tha se “Kosova nuk është fare në agjendën e takimi të Ministrave të Këshillit të Evropës që do mbahet me 16 dhe 17 maj”.
Bastisje në Ndërmarrjen Publike “Ambienti” në Pejë, dyshohet për keqpërdorim të parasë publike
Halimi, tha se si organizatë jo qeveritare, mundohen që ta shtyjnë çështjen e Kosovës përpara, për ta futur në agjendë. Sipas tij, deri tani kanë pasur mbi 80 takime me akterë të ndryshëm në sferën e lobimit në të mirë të Kosovës.
Por, Halimi në Klan Kosova, tha se “Qeveria e Kosovës nuk ka një plan të veprimit, karshi futjes në agjendë”. Sipas tij, janë dy-tre persona që merren me këtë çështje në emër të Kosovës, por janë tejet të mbyllur dhe nuk tentojnë bashkëpunimin me akterët kosovar e shqiptar që gjenden atje, e sidomos me shoqërinë civile e cila ka një impakt të lartë.
Ai është skeptik se këtë vit Kosova mund të anëtarësohet në KiE, ndonëse thotë se mund të ketë ndonjë befasi, e cila mund të merret vesh deri në Qershor, kur ka gjasë të futet në agjendë.
Drejtori i Qendrës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, bëri me dije se mediat franceze fare s’janë të interesuar për të raportuar mbi situatën e Kosovës dhe Ballkanit në raport me Europën. Ndërsa, shteti i Spanjës, mbetet më hezituesi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës.