Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi dje në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Lupç.
Dy prej viktimave u konfirmuan dje në vendin e ngjarjes, e viktima e tretë humbi jetën derisa po mjekohej në kuadër të QKUK-së.
Viktima e tretë është mësuesi nga Podujeva, Safet Maqastena.
I ndjeri kishte mbi 10 vite përvojë pune në arsim, në kuadër të Komunës së Podujevës.
“Mbi 10 vite duke dhënë die në shërbim të Nxënësve. Shkolla është shtëpi e dytë për qdo mësimdhënës. Nxënësit janë familja e dytë për qdo mësimdhënës” ishte një nga shkrimet e fundit në rrjetet sociale të mësuesit Maqastena.