Një aksident i rëndë trafiku ndodhi dje në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç.
E si pasojë e këtij aksidenti sot ka humbur jetën edhe personi i tretë i aksidentuar dje.
Në këtë aksident të përfshira ishin tri vetura, ndërsa dje u raportua për vdekjen e dy personave dhe lëndimin e nëntë të tjerëve.
Vdekjen e dy personave dje e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, kurse personi i tretë vdiq sot në kuadër të mjekimit që po merrte në QKUK.
Hetuesit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e rastit që poashtu ishte në vendin e ngjarjes janë duke u marrë nga afër me aksidentin si dhe shkaqet që çuan deri në humbjen tragjike të tri jetëve.
“Podujevë, 09.01.2022 – 09:35. Në rrugën nacionale Podujevë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit dy meshkuj kosovarë kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe një tjetër gjatë trajtimit në QKUK, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe 8 persona tjerë meshkuj, 7 prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Austrisë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore dhe ndihmës së shpejtë ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion., percjell Botapress.info