Një përplasje mes një automjeti të KFOR-it dhe një veture civile ka ndodhur sot në magjistralen Pejë–Prishtinë, konkretisht në afërsi të terminalit doganor në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 14:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne magjistralen Pejë-Prishtinë tek terminali doganor në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një automjet i KFOR-it dhe një veturë civile, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar”, tha Rugova.



Të tjera
Lajme
Policia sekuestron sasi të konsiderueshme armësh në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se
Lajme
Kurti: Rezultati i zgjedhjeve të pranohet, pas certifikimit nisim diskutimet për konstituimin e Kuvendit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmendi
Aktuale
MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve për sot në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe